Luan Bregasi, kreu i Biznes Albania i ftuar sot në emisionin ‘Real Story’ deklaroi se gjendja e fatkeqësisë natyrore, e cila është shtyrë deri në 23 qershor ka jo vetëm efekte psikologjike, por i jep mundësi qeverisë shqiptare që të marrë vendime.

Ai theksoi se vendi ynë duket fleksibël në hapjen e kufijve, që do t’i vijë në ndihmë sektorit të turizmit. Mes të tjerash Bregasi tha se duhet të rishikohet kostoja që kanë protokollet, pasi mund të jetë barrë financiare për shumë biznese.

“Ne krijuam besim absolut në skenarin e qeverisë për ruajtjen e shëndetit. Kemi qenë një nga vendet që e kemi mbrojtur shëndetit. Shpresoj mos të merremi më sysh. Pjesa e ruajtjes së njerëzve për ne është parësor. Por pavarësisht aktit normativ për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk ka vetëm efekt psikologjik, por i jep mundësi qeverisë që të marrë vendime. Shoh që qeveria ka lëshuar sinjale për hapjen e disa kategorive të bizneseve, në bazë të protokolleve. Ajo që kemi kërkuar dhe ndoshta lidhet me turizmin, është që protokollet të shihen me më pak kosto. I ka vënë këto biznese në vështirësi. Realiteti është që biznese ka menduar për tu rihapur. Shoh që mbajt hotele kanë filluar të punojnë. Turizmi këtë vit do të jetë rajonal, është i mirëpritur. Një turizëm shqiptar, që shpresojmë. Ne dukemi të predispozuar që të hapim kufijtë. Siç e ka thënë dhe Klosi më herët. Qeveria jonë do të jetë më fleksibël. S’kemi një qeveri konservatore, por që vepron në bazë të situatave. Po luan në fusha të vogla.”, tha Bregasi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb