Duket sikur dëshirojnë që komunizmi të harrohet duke i lënë të painformuar të rinjtë sot. Janë të paktë të rinjtë që e dinë vërtetë se çfarë ka ndodhur në atë periudhë të errët të vendit tonë. Ky terr vijon edhe sot, për aq kohë sa ndjesa për viktimat e sistemit nuk ka ardhur prej askujt. Në këto kushte mbetet veçse të kujtojmë, për të mos harruar.

Kujto Albania do të financojë studimet e nivelit master të një studenti të historisë, e cili do të mbrojë në temën e diplomës një temë për komunizmin. Ndërsa kujtesa bëhet vetëm nga fondacione e shoqata, një tjetër emër i njohur për median në Shqipëri luan rol të rëndësishëm në informimin e të rinjve. Politologu Afrim Krasniqi zhvillon takime me të rinjtë për t’i informuar mbi jetën e moshatarëve të tyre në kohën e monizmit.

Trending ishte në Shkollën “Elez Isufi”, ku u zhvillua një aktivitet në lidhje me këtë temë. Të rinjtë do të tregojnë vetë sa e njohin atë kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: