TIRANE- Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, foli në “Studio e Hapur” në News24 se çfarë nuk shkon me reformën në drejtësi dhe nëse është koha që Vettingu t’i drejtohet dhe politikës.

Moisiu tha se për sa i përket zgjedhjes së kryeprokurores së Përgjithshme duhej gjetur një zgjidhje patjetër.

Opozita thotë Sistemi i drejtësisë i kapur nga Rama, këtë e lidh dhe me kryeprokuroren e përkoshhme

“Politika jonë fatkeqësisht i gjen çdo gjëje një bisht. Dhe kjo i bën gjërat jo shumë të besueshme. Por unë them që të bësh një reformë të madhe, ekzistojnë përpjekjet. Duhej kapërcyer kjo situatë, nuk mund të rrihej kështu pa një prokuror të përgjithshëm. Dhe zgjedhja e saj ishte një rrugëzgjidhje jo ndoshta më e duhura, por duhej një zgjidhje. Por kam mendimin se gjërat do rregullohen. Por  shoshat do vazhdojnë,” tha Moisiu.

Çfarë nuk shkon në reformën në drejtësi? Ka ardhur koha që Vettingu t’i drejtohet politikës?

Puna ka qenë për të ndaluar ndërhyrjen e politikës në drejtësi. Unë them që pa mbaruar me drejtësinë,s’mund të merresh me politikën. Se nëse do që të ankohesh, ku të ankohesh, duhet pastruar gjyqësori.

S’kemi parë peshq të mëdhenj të bien në rrjetë?

Ne kemi parë qytetarë të zakonshëm që janë kapur dhe për dritat, por faji është faj, dhe ai që bën faj duhet të japë llogari, ndryshe nuk mësojnë njerëzit,” tha ish-Presidenti.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: