TIRANË

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli dhe për rolin e kryeministrit Edi Rama në betejën e nisur me kreun e FSHF-së Armand Duka. I pyetur nëse e ka mbështetjen e tij në këtë përplasje, Veliaj tha se ka folur me kryeministrin si kryetar i bashkisë dhe si njeriu që menaxhon qytetin. Ai e cilësoi atë që po ndodh me FSHF si një vatër qelbi që duhet shtypur e tharë.

“Unë flas me kryeministrin për çdo temë. Në këtë temë flas si kryetari u bashkisë së Tiranës dhe si njeriu që menaxhon qytetin që e shikon këtë problem si një vatër qelbi që duhet shtypur. Ia kam shprehur që kjo është një gjë e pashoqe. Secili bën betejën e vet. Kryeministri është i angazhuar në 100 fronte paligjshmërie. Në Shqipëri shumë puçrra qelbi janë shtypur dhe janë tharë. Shumica morale e Shqipërisë do jetë dhe shumicë numerike shumë shpejt”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: