TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se kushti i tij për ata me të cilët do të bashkëpunojë pas 24 korrikut do të jetë se Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum.

Ai tha se prioriteti i tij pas lënies së detyrës si President do të jetë prioritet integrimi, por në radhë të parë sovraniteti.

“Kam, qenë jam dhe do të jem në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Çdo raport, çdo marrëveshje që kam pasur në të kaluarën ka respektuar një realitet të caktuar politik dhe ka qenë e hapur dhe në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë. kam krijuar një forcë për të zhbllokuar integrimin. Ishte ai rotacion që solli firmosjen e marrëveshjes së MSA.
Gjithçka ka qenë dhe bëhet në këtë funksion. Nga 25 prilli sigurisht integrimi europian do të jetë prioritet, por në radhë të parë është sovranitet sepse kemi cenuar pa dashje dhe në disa raste me dashje sovranitetin e shqiptarëve. E ka të vështirë të kërkoi llogari në këtë sistem i cili është demokratik sepse ka llogaridhënie dhe nuk bazohet tek imponimi. Sovraniteti dhe me kuptim më substancial të çështjes sepse janë prekur rëndë interesat kombëtare. Është prekur dhe preket çdo ditë identiteti ynë kombëtar. Asgjë nuk është e rastësishme nëse i shohim në vazhdimësi këto procese. Të gjitha ta që do punojnë për sovranitetin e vendit tonë, popullit dhe kombit tonë, në kuadër të plotësimit të gjithë detyrimeve që kemi ndaj NATO-s do të bashkëpunoj në mënyrë të hapur dhe të sinqertë.

Një kusht kam për ata me të cilët mund të bashkëpunoj pas 24 korrikut: Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum. Ajo Kushtetutë na solli te ky parlament. Se si mund të ngrenë kartonin duke qeshur për të mos pranuar një rezolutë që e kanë propozuar disa deputetë brenda procedurave dhe normave.”, tha Meta.

Po nëse Rama do pranonte që Kushtetuta të ndryshohej vetëm me referendum?
“Nuk pranon ai referendume, zgjedhje të lira, pranon vetëm këshillimet që jep vetë”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: