Mediat shkruajnë sot se shqiponja që mbajnë lojtarët e kombëtares në fanellat e tyre është realizuar posaçërisht nga kryeministri Edi Rama.

Thuhet se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ruan në telefonin e tij një skicë fillestare të kësaj shqiponje, të cilën ja ka dërguar Rama në “Whatsapp”.

Më pas kompania “Macron”, që ka dizajnuar uniformat, e ka zhvilluar idenë, duke krijuar fanellat që shumë kush i ka cilësuar si më të mirat e kampionatit Europian.
rama_1466447302-4572435-240x300

Po, si është e vërteta e historisë? Kompania “Pik Creative”, përmes faqes FB ka ripublikuar për vizatimet e para të uniformës së kombëtares, që më pas morën jetë nga kompania sportive “Macron”. Fotot e 29 Janarit kjo kompani i risjell sot per te ‘korigjuar’ vizatimin qe perflitet se eshte motivi i fanelave te Kombetares.
“Ti Shqipëri më jep nder! Uniforma historike e Kombëtares së Futbollit për EURO 2016 dizenjuar nga PIK Creative. Fanela e re, Triumfi, mbart mbi vete elementët tanë kombëtarë, të sjellë në mënyrë moderne, por pa e humbur identitetin e lavdishëm”, shkruhet në postimin e “Pik Creative”.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: