Kimye kanë publikuar gjithçka nga jeta e tyre ne rrjetet sociale. Të martuar në 2014 me 4 fëmijë, çifti ka ndarë me botën çdo detaj të jetës së tyre. Por kush janë Kimye? Kim Kardashian dhe Kaney West sigurisht. Tani duket se çifti ka shpërthyer përfundimisht dhe të dy po përgatiten për të njoftuar divorcin e vitit. Zërat për një krizë mes Kim dhe Kaney kanë qarkulluar prej vitesh, por duket se ajo që ‘theu përfundimisht vazon’, ka lidhje me Jeffree Star.
Me 14 milion ndjekës Jeffre Star është një nga influencer më të famshëm në Instagram. 35-vjeçari, model, make-up artist dhe sipërmarrës është shumë i famshëm edhe në Hollywood.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me flokët shumëngjyrëshe, make-up të ekzagjeruar, stil egocentrik dhe rroba firme, ku më të preferuarit Gucci dhe Louis Vuitton, beaty guru nuk mund të mos bjerë në sy.
Mik i ngushtë i klanit Kardashian, thuhet se lidhja e tij me Kaney West është më e thellë. Në ditët e kaluara Tiktoker Ava Louis ka lëshuar bombën, duke thënë se ka një flirt mes të dyve dhe kjo histori ka muaj që vazhdon. Ylli ka mohuar menjëherë thashethemet duke thënë që është e pabazuar. Asnjë koment nga ana e Kim dhe Kaney.

Kim Kardashian kaloi pushimet dimërore në rezidencën luksoze të Calabasas së bashku me fëmijët, nënën, motrat dhe nipërit e saj ndërsa Kaney West ka kaluar Krishtlindjen në ranch e familjes në Wyoming, një vile luksoze e blerë në 2020 për 14 milion dollarë. Thuhet se me të ka qenë edhe Jeffree Star. Influenceri ka publikuar vendndodhjen në Shtetin Amerikan pa asnjë ndrojtje dhe ka nga ata që besojnë që në një foto që ai ka publikuar me syze dielli reflektohet silueta e Kaney. Banoj në Wyoming dhe po shkruaj autobiografinë time, lexohet në përshkrimin e profilit të tij në Instagram. Në librin e tij do të ketë ndoshta edhe ndonjë kapitull që i kushtohet reperit? Kjo mbetet për tu parë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb