Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu demokrat, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin “FrontLine”, në “News 24”, ku tregoi të gjithë pritshmëritë e tij për zgjedhjet e ardhshme.

Basha theksoi se ka ardhur momenti për ndryshimin, e për të garantuar Shqipërinë evropiane.

Kryedemokrati nënvizoi se plani i Partisë Demokratike është hartuar prej dy vitesh dhe ofron arsim më cilësorë, ardhjen e investitorëve të huaj, e rrjedhimisht punësim me paga të mirëpaguara.

“Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të zhvillojë një proces zgjedhor që do e ndajë nga tranzicioni. 25 prilli është momenti të mbyllim tranzicionin dhe është koha e Shqipërisë Evropiane. Të një Shqipërie që hap dyert për investitorët e jo për largimin e të rinjve dhe të rejave. Ne nuk duam që rinia të largohet, ne duam investime evropiane që të mundësohet kualifikimi i shqiptarëve këtu. Çdo shqiptar dhe institucion duhet bërë për të mbrojtur demokracinë, mbështes çdo qëndrim të presidentit që garanton zgjedhje të lira”, u shpreh Basha.

Ju thoni që politika ka dalë nga shinat, a është kjo për Edi Ramën?

Lulzim Basha: Në formimin tim, që kam patur privilegjin ta ndërtojë në Perëndim, është e pakuptueshme që pushteti të përqendrohet në dorën e një njeriu. Kjo qeveri qeveriset nga “FB” e një personi. Ne do të kemi një drejtësi të pavarur, që ndëshkon kriminelët. Liri për mediat, shprehjen e mendimit, vizioni që ndaj dhe vlerat që bashkëndaj me vendet e BE, ku të rinjtë tonë shkojnë dhe mbizotërojmë në çdo fushë, kjo është ftesa ime, për t’u bashkuar me numrin 9 e të çelim siparin e Shqipërisë Evropiane.

Ju e përmendët mediat dhe dua të përmend dalja e bërja publike e të dhënave personale. E keni zbuluar patronazhisti?

Lulzim Basha: Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon panikun nga humbja. Duke votuar numrin 9 do të garantojmë të drejtat themelore të njeriut. Një skandal i tillë në BE, do të çonte në shkarkimin e qeverisë. Kjo nuk ndodh në një vend që sundohet nga një person i vetëm. Na duhet drejtësi që funksionoi sipas reformës që votuam e jo sipas tekave të kryeministrit. Na duhet kufizimi i mandatit, në dy mandate, një zotim i imi.

Zoti Rama premtoi se 120 kuksianë për PD, kuksianët nga Londra kanë ardhur?

Lulzim Basha: Njësoj si hapja e negociatave, linja Kukës Londër ishte një tjetër nga dështimet e Ramës. I bëj thirrje qytetarëve që masivisht, zgjedhjet me një imapkt të drejtpërdrejt për familjen e tyre dhe të votojnë për ndryshim.

Sa janë shanset që misioni juaj të jetë i mundur?

Lulzim Basha: Duke marrë përgjegjësinë për familjet, vendin tonë, të votojnë numrin 9, do të më ngarkojnë me barrën e përgjegjësisë që të vendos në zbatim planin tonë, që është hartuar prej dy vitesh, premton zhvillim, normalitet. Ajo garanton dhe afrimin e ditës që Shqipëria të jetë pjesë e BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: