TIRANE – Zv/kryeministrja Senida Mesi e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24, ka folur për arritjet e qeverisë Rama 2 përgjatë këtij viti.

E pyetur nëse e kanë dëmtuar imazhin e mazhorancës çështja “Tahiri” dhe “Xhafaj”, Mesi u shpreh se asgjë nuk është vërtetuar nga akuzat ndaj tyre.

“Në qershor të 2017 morëm një mandat fuqiplotë. Kjo nga dëshira  e qytetarëve për t’i dhënë votën një partie fituese. Shoh nga ana tjetër një motivim të të gjithë ekipit duke filluar nga këshilli i ministrave, motivim për të realizuar ato premtime të fushatës elektorale. Ne kemi disa prioritete, punësimin, shërbimin publik etj, për herë të parë kemi një llogaridhënie,

Rastet konkrete kanë pasur problematikat e veta, por Tahiri po hetohet si person i lirë, ndërsa për Xhafajn janë akuza të pavërtetuara, janë montime,” tha zv/kryeministrja.

Mesi gjithashtu foli edhe për turin e llogaridhënies së Ramës duke u thënë se ajo nuk ishte një fushatë, por dëgjim i ankesave të popullit.

“Aty flasim për cfarë kemi realizuar, nuk shkojmë me premtime se nuk është fushatë. Shkojmë për të dëgjuar ankesat, shkojmë me drejtorë rajonalë që disa nga pyetjet mund t’i japim përgjigje në moment. Për të tjerat mbajmë shënime për t’i zgjidhur brenda 10 ditëve. Unë kam pasur disa zona të vështira, ku problematikat më të mëdha kanë qenë infrastrukturat, uji i pijëshëm. Nuk janë ankuar për punë, por për investime në infrsatrukturë. Kemi shumë punë për të bërë pavarësisht se është bërë shumë,” tha Mesi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: