Moderatorja e njohur, Dojna Mema është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë virtual me ndjekësit në “Instastory”, ku një ndër ta e ka pyetur rreth ish-konkurentes së “Përputhen”, Tean.

“Meqë e ndjek Tean në instagram, çfarë mendon për të dhe a e meriton ajo gjithë këtë urrejtje?”, ka pyetur një ndjekësi. Ndërsa, moderatorja ka shkruar se të këqijat nuk vijnë nga Tea dhe se ka gjëra më të rëndësishme të t’u revoltuar.

“E keni bërë Tean si me qenë ‘Hitler’. Nuk ju vijnë të këqijat nga Tea jo, shihni përreth se ka shumë cështje të rëndësishme për të cilat duhet të revoltohemi. Jetoni dhe lini të tjerët të jetojnë”, ka shkruar Dojna.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: