Kryetari i Komisionit të jashtëm të PE David Mc.Allister nuk ka dashur të prononcohet për situatën në PD dhe zgjedhjen e Sali Berishës kreun e kësaj force.

Ai deklaroi se ndodhet sot në Tiranë si kreu i komisionit parlamentar i çështjeve të jashtme në PE dhe jo si zv.president i PPE dhe nuk mund të komentojë zhvillimet në PD, por se si anëtar i CDU dhe zv.president i PPE do përpiqen  që të tejkalohen dallimet ose ndasitë

“Ishte goxha përvojë ajo që patëm në 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. Kam simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot jam këtu si kreu i komisionit parlamentar i çështjeve të jashtme. Sot nuk kam mundësi të bëj komente publike për çfarë po ndodh në PD.

Të jeni të sigurt se në kapacitetin tim si anëtar i CDU po i ndjekim të gjitha zhvillimet në PD nga afër dhe do përpiqemi të japim mbështetjen tonë si EPP që të tejkalohen dallimet ose ndasitë”, tha Mc.Allister.

I pyetur nëse do e njohin apo do bashkëpunojnë me z. Berisha, ai theksoi se nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD dhe se për këto zhvillime do të flitet në konferencën e javës së ardhshme në Roterdam.

“Sa e thashë, unë jam këtu si kreu i delegacionit parlamentar, jo si përfaqësues i EPP dhe nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD. Do kemi një konferencë në Roterdam javës që vjen, atje do kemi takime, dhe do diskutojmë dhe për zhvillimet në Shqipëri”, tha Mc.Allister.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb