Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur disa pyetjeve pikante në konferencën me gazetarët.

Nëse e pi ose jo ujin e që i vjen nga rubineti në shtëpi Rama ka garantuar që askush mos ketë dyshime.

Ndërkohë nëse a lahet Zaho, djali i kryeministrit me ujin nga rubineti për të cilin qytetarët ankohen se ka shumë klor, Rama thekson se i biri lahet dy herë në ditë në mëngjes e darkë pasi ka shumë dëshirë dhe se nuk lahet me ujë shiu pasi nuk di se ku mund të gjejë ujë në një tjetër vend përveçse nga rubineti.

 

 

”E pini ujin nga shtëpia?

Mos ki asnjë dyshim. Sa i përket mesatareve unë iu referova faktit se Tirana ka një rritje të sumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vet, ka disa ora 24 orë, ka disa që nuk janë, e dimë shumë mirë. Ka një rritje të ndjeshme përpara se të fillonte ky transformim me këto masive.

A lahet Zaho me ujin e rubinetit?

Dy herë në ditë, mëngjes dhe në darkë sepse ka shumë dëshirë që të lahet. S’di ku gjendet tjetër ujë përveç nga rubineti.

Nuk e laj me ujë shiu. Kjo është minimumi që mund të them. Kështu që nëse do të ndihmojë për fëmijët e tu, ta dërgoj një ditë si zhytet në ujë.

Sa i besueshëm jam unë, prisni datën 25 prill e do e shihni.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb