TIRANË

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se Kongresi i PS-së hapi rrugën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale si dhe për vijimin e reformave të rëndësishme të vendit.

Ai hodhi akuza të forta ndaj opozitës, ndërsa tha se sa herë Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha, opozita del në rrugë dhe bën rolin e pengueses.

“Kongresi ishte në parapërgatitje për zgjedhjet lokale si dhe ishte një fokus të reformat e deritanishme dhe të gjithë reformat që do të vijojnë më tej.  PS-ja, partia e vetme që ka treguar maturi në vitet e tranzicionit. Është partia e vetme që nuk ka përdorur dhunë dhe nuk është treguar egoiste. Është partia që ka patur fatin e vështirë që ta marrë Shqipërinë nën rrënoja dhe ta rimëkëmbte siç ka qenë viti ’97. Partia Demokratike ka treguar papërgjegjshmëri”-tha ai.

Por a i ishte një sfidë për opozitën ajo që tha kryeministri Edi Rama sot në sheshin “Nënë Tereza”. Edhe kjo çështje u analizua nga Arben Ahemtaj, teksa u pyet nga gazetarja e emisionit, Nisida Tufa.

“Kanë ndjekur mandatet vetë. Me ose pa ndërgjegjen e tyre. Qëllimin e dinë vetë ata. Të largohesh nga parlamenti është ekstreme dhe jo politike. Të dalësh në rrugë kur të gjithë presin hapjen e negociatave. Sa herë vendi ndodhet përballë zhvillimeve të mëdha ata prodhojnë ngërçe atificiale. Kryeministri nuk bën sfidë, por bën punën tij. Ne po përgatitemi për zgjedhje. Do vish  në zgjedhje mbi bazë të një legjislacioni. Hajde në tryezë dhe ta përmirësojmë dhe të bëmjë më transparent procesin. Të bërtasësh përtej gardhit: Na vodhën votën. Pse kështu do vijojnë edhe pas 30 vitesh partitë politike në vend? Zërë mend dhe mos më hajde me sharje. Hajde në zgjedhje dhe fito”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb