Elon Musk ka deklaruar se Apple ka ndaluar shumicën e reklamave të saj në Twitter dhe ka akuzuar kompaninë Apple se kjo e fundit po kërcënon ta heqë platformën nga dyqani i saj i aplikacioneve.

Mosmarrëveshja vjen pasi shumë kompania kanë ndaluar shpenzimet në Twitter për shkak të shqetësimeve rreth planeve të Musk për moderimin e përmbajtjes të faqes.

Musk ka thënë se Twitteri ka parë një rënie “masive” të të ardhurave, duke fajësuar aktivistët për presion ndaj reklamuesve.

Në një seri postimesh në Twitter të hënën, ai akuzoi Apple për “censurë” dhe kritikoi politikat e saj, duke përfshirë tarifën që vendos për blerjet e bëra në dyqanin e saj të aplikacioneve.

“Apple ka ndaluar kryesisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?”, tha ai.

Ai iu drejtua drejtpërsëdrejti CEO-s të Apple – duke e pyetur: “Çfarë po ndodh këtu @tim_cook?”

Musk pretendoi gjithashtu se Apple kishte kërcënuar se do të ndalonte Twitterin nga dyqani i saj i aplikacioneve, por nuk tha pse.

Pronari i Twitterit, i cili e bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë muajin e kaluar, është nën presion pasi disa kompani po i ndalojnë reklamat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: