Analisti Eduard Zaloshja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se grafiku i publikuar nga ISHP për të dhënat e koronavirusit nuk mund të nxjerrë konkluzione.

Sipas Zaloshnjes, konkluzionet mund të nxirren vetëm nëse kemi dy palë të dhënash, siç ndodhi sipas tij, në Britani.

Pyetje: Numri i të infektuarve ka qenë i madh që para 8 marsit, kur u regjistrua pacienti zero? A ekziston mundësia të ketë një kurbë të fshehtë?

Zaloshnja: Unë ju futa gjithë të dhënave, problem është se i vetmi burim të dhënash është ISHP. Grafiku i ISHP për shkurt-mars nuk mund të nxjerrë konkluzione, pasi janë vetëm një palë të dhëna. Nëse nuk kemi dy burime të pavarura të dhënash, nuk mund të nxjerrim të dhëna të sakta.

Më tej, analisti shtoi se “Po të dëgjosh të gjithë zyrtarët, gjithmonë i referohen shifrave zyrtare. Në fillim kriter bazë ishte kthimi nga Kina, pastaj u fut dhe Italia, për përhapjen e koronavirusi. Ky lloj protokolli ishte dhe në vendet e tjera, ku vetëm nëse plotësoheshin tre kushte, udhëtimi nga një vend i prekur dhe simptomat e qarta, bëheshin teste”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb