Rezulton se shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje, falë pandemisë së COVID-19.

Edhe pse shumë njerëz gjatë karantinës filluan të mësojnë receta të reja gatimi, kjo ndoshta nuk ndodhi për prindërit të cilët punojnë nga shtëpia.

Angazhimet e shumta, sidomos për ata që shkollojnë fëmijët nga shtëpia, mund të jenë raskapitëse.

Prandaj porositja e ushqimit në shtëpi është bërë një zgjidhje tepër praktike. Megjitatë frika nga rreziku i infektimit me koronavirusin e ri është e pranishme edhe në këtë rast.

A ekziston në të vërtetë rreziku i infektimit nga marrja apo shpërndarja e ushqimit?
Të dhënat në të cilat AgroWeb.org bazohet, sugjerojnë se COVID-19 nuk është në gjendje të infektojë njerëzit përmes sistemit tretës.

Nëse një punonjës i sëmurë merret me përgatitjen e ushqimit, ka të ngjarë që acidi i stomakut ta bëjë virusin joaktiv.

Një studim i fundit i botuar në Revistën Angleze të Mjekësisë, zbuloi se COVID-19 mund të qëndrojë deri në 24 orë në karton dhe deri në tre ditë në plastikë.

Të dyja këto materiale përdoren për të paketuar ushqimet që shpërndahen në shtëpi .

Sidoqoftë, ende nuk janë gjetur prova që tregojnë se koronavirusi përhapet përmes ushqimit ose paketimit të ushqimit.

Prandaj kjo konsiderohet me rrezikshmëri shumë të ulët dhe nuk është forma kryesore e përhajpes së virusit.

Deri më tani dimë që virusi përhapet përmes pikave të frymëmarrjes, që mund të transmetohen përmes kontaktit të ngushtë me dikë që është i infektuar.

Por nëse jeni të shqetësuar dhe veçanërisht nëse keni probleme shëndetsore ose jeni më të moshuar, këtu janë disa masa paraprake që mund të merrni:

Zgjidhni restorante të cilëve u besoni vërtet në lidhje me praktikat e tyre të sigurisë ushqimore.

Pra, nëse keni ndonjë dyshim për një restorant të veçantë, thjesht mos porosisni tek ata.

Mbani një distancë të sigurt nga punonjësit që shpërndajnë ushqimin nëpër shtëpi.

Përdorni kartën e kreditit nëse porosisni direkt nga restoranti. Kështu do të shmangni kontaktin dhe përhapjen e mundshme të virusit përmes parave.

Vishni doreza kur merrni porosinë tuaj dhe hidhni menjëherë paketimin mbasi të zbrazni ushqimin në enët tuaja. Më pas dezinfektoni çdo sipërfaqe ku keni vendosur paketimin.

Nëse nuk keni doreza, përdorni dezinfetkues ose lani duart mirë para se të hani. Dhe sigurisht mos prekni sytë, hundën ose gojën para se ta bëni këtë./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb