NGA ERION KAÇORRI*
Dy revista Europiane pretendojnë se kanë siguruar një video që tregon momentet e fundit të avionit Germanwings disa çaste përpara se të rrëzohej me 150 persona në bord më datë 24 mars. Por nëse kjo video ekziston ose jo, kjo është ende e paqartë.
As revista gjermane “Bild”, por as edhe revista franceze “Paris Match” nuk kanë publikuar ndonjë provë lidhur me pretendimin e tyre që sipas prokurorëve franceze është mashtrim. Revista Franceze “Paris Match” madje shkon deri aty sa raporton se ka transtriptimin e një skene kaotike dhe të britmave të pasagjerëve.
Sipas kësaj reviste, në regjistrim dëgjohen edhe tre përplasje të forta metalike që me sa duket janë goditjet që piloti i jep derës për ta hapur atë.
Të dy revistat raportojnë se video është gjetur pranë vendit të tragjedisë nga një person që po merret me hetimin. Por persona të tjerë shumë të afërt me hetimin e mohojnë në mënyrë kategorike se një video e tillë ekziston vërtetë.
Madje prokurori i çështjes Brajs Robin deklaron se deri më tani asnjë regjistrim video nuk është përdorur madje as pranë zonës së investigimit. Por kryeredaktori i revistës gjermane “Bild” ka deklaruar për CNN se beson që video është autentike duke e quajtur atë një skenë vërtetë të tmerrshme. Kryeredaktori i “Bild” njoftoi në Tëitter se revista nuk do ta publikojë këtë video.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb