Të tjera detaje tragjike nxjerr në dritë ‘BalkanWeb’ në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit sot në Gracalli të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BW se autori, Klodian Çalamani pasi kishte qëlluar disa herë me lopatë në kokë djalin e mitur, më pas e kishte mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.

Por, fill pas këtij episodi të rëndë, ai ka dalë në rrugë, ndërsa ka pyetur disa herë familajrët e viktimës nëse e kishin gjetur djalin. Kjo edhe për të humbur gjurmët. Mësohet se ai ka dalë në rrugë në gjendje të dehur, ndërsa ka pyetur vazhdimisht me pyetjet; ‘A e keni gjetur djalin?’, ‘A erdhi djali në shtëpi?’.

Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici, 38-vjeçari u rrëfye në komisariat, ku pranoi edhe krimin makabër.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb