Kancelari gjerman Olaf Scholz ka takuar presidentin kinez Xi Jinping. Scholz është lideri i parë që viziton Pekinin që nga pandemia e COVID-19.

Por udhëtimi i tij ka ngjallur polemika në Gjermani dhe shqetësime në Europë.

Vizita  e tij vjen pas Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze, në të cilën presidenti Xi forcoi kontrollin  e tij mbi pushtetin dhe rriti shqetësimet në Perëndim për qëllimet e tij ndaj Tajvanit.

“Sinjali që po dërgohet është se ne duam të zgjerojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin tonë ekonomik – kjo duhet vënë në pikëpyetje,” thotë Felix Banazsak, një politikan nga Partia e Gjelbër, një partner në qeverinë e koalicionit të zotit Scholz.

Dhe udhëtimi i tij në Kinë i paralajmëruar, por jo i koordinuar me të tjerët në BE, ka tronditur mbarë Evropën.

Emmanuel Macron i Francës së fundmi paralajmëroi Scholz se ai rrezikonte të izolohej.

Ndërsa Evropa dhe Gjermania, para së gjithash, heqin dorë nga varësia e saj nga gazi rus, pyetja është kjo: A është Berlini, i verbuar nga perspektiva e marrëveshjeve të biznesit, i lidhur shumë afër Kinës?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb