TIRANE

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan”, ku është bërë pjesë e lojërave të ndryshme.

Në “Ndaje ose haje”, ajo është dashur t’i përgjigjet pyetjes nëse e sheh në planet e së ardhmes një dasmë, duke qenë se tani është një mami beqare.

Ajo u përgjigj me shumë sportivitet ashtu siç karakterizohet Tarifa. “Nëse vjen pse jo, martesa është fryt dashurie, jam e hapur për martesë”, u shpreh këngëtarja.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Eneda nuk ka krijuar një lidhje të re të paktën publike.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: