TIRANE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shuar zërat për një dorëheqje të mundshme nga posti. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Lleshaj i konsideroi zërat që flasin për dorëheqj të tij si të pavërteta.

“Nëse besoni burimet tuaja është përgjegjësi e juaj. I kam dëgjuar vonë, dhe nuk e kam zakon të komentoj lajme pa kuptim. Jam në detyrë dhe vijoj të përmbush me përgjegjësi dhe angazhim maksimal detyrën. Nuk ka asgjë të vërtetë.” u shpreh Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: