ITALI

Në një kohë kur hetimet në Itali për arrestimin e bosit të mafies Matteo Messina Denaro vijojnë me intensitet për zbulimin e bashkëpunëtorëve apo lidhjeve të tjera të organizatës kriminale, përgjime të reja dalin në dritë.

“Ja ku jam i ngulur, me 4 goma të shpuara. Domethënë jo në kuptimin e shpimeve, por i bllokuar se jam në asfalt dhe nuk lëviz dot. Për përkujtimet e këtij m…. M.. i shenjtë”.

Kështu kryemafiozi Matteo Messina Denaro, më 23 maj, ditën e përkujtimit të masakrës mafioze të Capaci, që i kushtoi jetën gjyqtarit, Giovanni Falcone, shprehu në një bisedë me disa pacientë që kishte takuar gjatë terapisë së kancerit, acarimin e tij, sepse kishte mbetur i bllokuar në trafik. “Botë e ndyrë”, mallkoi ai në mesazhin e regjistruar që ANSA ka publikuar ditën e sotme.

Frika nga sëmundja, vetmia, por edhe urrejtja janë imazhi i kryemafiozit Matteo Messina Denaro që del nga biseda me një grua me të cilën ishte lidhur për një vit e gjysmë, nga viti 2021. Përmbajtja e bisedave përmes Whatsapp do të dëgjohet ekskluzivisht sonte në Non è l’Arena në La7 , nga Massimo Giletti në transmetim nga ora 21.20 e mbrëmjes.

Messina Denaro, i cili nuk u tregoi grave identitetin e tij, u foli atyre për sëmundjen e tij dhe u tha:

“Ndihem i braktisur. Si një endacak me këmbë të thyer në mes të një pellgu gjatë kësaj nate Krishtlindjesh. E gjithë kjo e mjerë për mua është ajo që kam nevojë për dashuri. Por a është e drejtë të lyp për dashuri?”, ka shkruar ai.

Në një prej mesazheve, shefi, i cili tha se ishte një biznesmen i divorcuar, i referohet një dëshire të shprehur nga nëna e tij.

“Ja ku është Anna, supozohet të jetë vajza që kujdeset për mamanë, mbrëmë më kërkoi dhe gjeti një fletë të shkruar nga dora e nënës sime. Ajo më kthehet dhe më thotë se kur të vdesë, në varrimin e saj, por kush thotë se unë vdes pas saj, ajo nuk e di këtë, por unë e di, ajo dëshiron që grupi muzikor që duhet të luajë një melodi të vetme të marshit të kaiserit, “Marshi Radetzky” siç bëjnë në Vjenë natën e Vitit të Ri”.

Matteo Messina Denaro u arrestua brenda një klinike private në Palermo pas 30 vitesh arrati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb