Media shtetërore e Kinës, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se një luftë e zgjatur në Ukrainë mund të çojë në shpërbërjen e saj, ndërsa ka siguruar Moskën për mbështetjen e palëkundur të Pekinit.

“A është Europa e përgatitur të shohë një luftë dhjetëvjeçare në kontinentin e saj? Imagjinoni se çfarë do të ndodhte me Evropën?! Do të kthehej në një dekadë të përgjakshme,” shkruhet në një editorial në Global Times, duke cituar vërejtjet e Presidentit Zelensky se lufta mund të zvarritet për vite me radhë.

Akuzat ndaj Uashingtonit dhe NATO-s për zgjatjen e luftës sa vijnë edhe shtohen.

“Evropa, duke qenë e përfshirë në një luftë, do të humbasë plotësisht autonominë e saj të sigurisë dhe do të bëhet e varur nga ombrella e SHBA-së. Ajo do të duhet të përballet me një krizë dhjetëvjeçare për energjinë, ushqimin, refugjatët dhe inflacionin. Trazirat sociale do të shfaqen. Blloku madje mund të ndahet për këtë çështje”, paralajmëroi gazeta e partisë.

 Methode Times Prod Web Bin 7d1da546 Bfd0 11ec B4e3 203ad1be3cbc

The Times shkruan se Pekini është i shqetësuar se një front i bashkuar do të dëmtojë ambiciet e tij ndaj rivalit të Uashingtonit.

Kina theksoi gjithashtu mbështetjen për Moskën.

Le Yucheng, zëvendësministri i Jashtëm i tha Andrey Denisov, ambasadorit rus në Kinë, se vendet do të punojnë së bashku, pavarësisht nga ndryshimet ndërkombëtare.

Sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Kinës, Le tha: “Si gjithmonë, Kina do të forcojë bashkëpunimin strategjik me palën ruse, do të arrijë bashkëpunimin fitues, do të punojë së bashku për të mbrojtur interesat e përbashkëta të të dyja palëve dhe do të promovojë ndërtimin e një lloj të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një bashkësi e fatit njerëzor”.

Më tej Le tha se tregtia dypalëshe me Rusinë u rrit gati 30 për qind në tremujorin e parë.

Deklarata e qeverisë nuk ofroi detaje mbi diskutimin e dyshes për Ukrainën.

Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin dhe ka vazhduar tregtinë me Rusinë, ndërsa ka fajësuar Uashingtonin për konfliktin në Ukrainë.

Liu Jun, një studiues kinez i marrëdhënieve ndërkombëtare, argumentoi se Uashingtoni, në vend që të nxiste bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës, donte të zgjaste luftën dhe të përfitonte prej saj.

“Ajo dëshiron të maksimizojë interesin e saj strategjik dhe interesin ekonomik për të mbrojtur hegjemoninë e SHBA,” shkroi Liu në një koment të veçantë të botuar në Global Times.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb