Miliarderi i Microsoft, Bill Gates , ka paralajmëruar se ekziston një rrezik “mbi pesë për qind” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e pandemisë Covid.

Manjati i teknologjisë dhe filantropi tha se nuk donte të tingëllonte keq, por paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant edhe më transmetues dhe akoma më fatal i virusit që shkaktoi edhe pandeminë.

Nuk është hera e parë që ai bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një zë zymtësie, por është më shumë se 5 për qind rreziku që nga kjo pandemi, të mos e kemi parë endes më të keqen”, tha Gates, raportoi DailyMail.

Covid-19 ka vrarë rreth 6.2 milionë njerëz në mbarë botën që nga marsi 2020, por numri i rasteve dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb