“BalkanWeb” mbyll sot sondazhin mbi hetimet e Prokurorisë për cështjen “Babalja”,  audiopërgjimi që implikonte vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj në trafik droge.

Pyetjes: A është i besueshëm hetimi i prokurorisë për Babalen? Iu përgjigjën gjithësej 5 344 lexues, nga të cilët 63.6%, ose 3399 votues, nuk besojnë në hetimin e Prokurorisë.

Nderkohë 29,1 % e votuesve ose 1 555, kanë votuar se hetimi i prokurorisë për ‘Babalen’ është i besueshëm, ndërsa 7.3 % e tyre, ose 390  lexues që morën pjesë në këtë votim, nuk kanë dashur të japin një përgjigje konkrete duke zgjedhur opsionin ‘Nuk e di’ .

Screenshot 2018 10 22 At 13.18.06

Sot “BalkanWeb” hap një tjetër sondazh për lexuesit e saj, nisur edhe nga operacioniet e fundit të policisë në luftën ndaj krimit të organizuar në vend.

“BalkanWeb” i drejtohes lexuesve të faqes me pyetjen:Si i vlerësoni operacionet e fundit të policisë?,  Të cilët mund të përgjigjen në opsionet e mëposhtme.:

    • Të suksesshme
    • Të dështuara
    • U dekonspiruan
    • Nuk e di

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb