Më shumë se një shekull shtet për të prekur dhe përjetuar një arritje që askush më parë nuk e imagjinonte. Fal Briken Caljes, himni shqiptar u dëgjua në të gjithë botën, flamuri kuqezi u valëvit në podiumin e më të mirëve, duke vendosur një rekord të ri në sportin shqiptar. Briken Calja i dhurojë Shqipërisë tre medalje në Botëror, një ar dhe dy argjend, por ky është vetëm kulmi i një karriere brilante e kurorëzuar me trofe të shumë.

Si është të jetosh me këtë famë, me një arritje të tillë kaq të madhe? Çfarë do të thotë te jetosh dhe të sillesh si kampion bote. A është i pasur një kampion bote? Këto ishin vetëm disa nga pyetjet që Briken Caja i dha përgjigje në intervistën e tij për “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba.

Kampioni i botës foli dhe për shumë tema të tjera shumë të prekshme të sportit shqiptar dhe mbi të gjitha çfarë pret nga e ardhmja, kush është objektivi i tij i radhës dhe ëndrra më e madhe?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb