Çifti zviceran që akuzon këngëtaren shqiptare për mashtrim ka treguar edhe për takimin me partnerin e Loredanës, Mozzik.
Petra, 52-vjeçarja zviceriane që ka akuzuar Loredanën se i ka marrë 900 mijë franga bashkë me vëllezërit e saj ka treguar për mediat lokale edhe takimin me Mozzik.

Çifti zvicerian ishte i vendosur tashmë për të marrë paratë dhe shkon në banesën e Loredanës në Luzern.
“Atje ishte edhe bashkëshorti i saj Mozzik. U thash se dua t’i bëj një dhuratë fëmijës së tyre, por nuk më lejuan. Atë ditë Loredana më bëri një transfertë prej 3 000 frangash në llogarinë time duke më premtuar se do të bënte drejtësi dhe do të mi kthente paratë”, thotë Petra.

Vëllai i Loredanës e kontakton çiftin dhe i thotë se në 6 prill do t’i kthente 650 000 franga, por më pas takimi nuk bëhet. Loredana arrestohet në 7 maj me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të shumave monetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb