Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, foli për natyrën shqiptare të COVID 19.

Ndërsa pranoi se vendet e Ballkanit kanë pasur pak a shumë të njejtin trend përhapjeje, Manastirliu thotë se “Ende me ekspertët tanë, nuk kemi një studim të mirëfilltë. Unë nuk jam epidemiologe por jam pjesë e takimeve me ta. Dua të theksoj se për sa i përket tipologjisë së virusit nuk është bërë ndonjë analizë e mirfilltë, por nuk duket se ka ndonjë ndryshim nga vendet e tjera. Mendoj që masat i morëm në kohë, ndërsa agresiviteti ka qënë i njejtë. Ajo c’ka thonë studimet, tregojnë se virusi ka qënë agresiv aty ku ka pasur disa sëmundje njeherësh, patjetër që në 33 rastet një pjesë janë raste të lidhura me sëmundje të tjera parësore dhe COVID 19 iu mbivendos”.

Sa për mundësinë e zhvillimit masiv të testeve serologjike, Manastirliu u shpreh:

“Ne e kemi nisur sic e kemi projektuar, mbi 1400 testime janë bërë deri tani në QSUT, ndërkohë vijojnë cdo ditë me personelin shendetësor, 8,9 përqind e tyre rezultojnë negativë, pra mbrojtja ka dhënë efekte. Komiteti teknik është duke vlerësuar nëse do kemi zgjerimin e këtij kampioni. Duhet të bazohemi në disa evidenca shkencore për të dalë në një konkluzion”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb