TIRANE– Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, ish ministri Saimir Tahiri është pyetur për rikthimin në Kuvend dhe deklaratat e ashpra të cilat janë interpretuar si kërcënim për Ramën. I pyetur nëse ai është ‘kurban’ për hapjen e negociatave të anëtarësimit, ish ministri u shpreh se nuk beson se kjo është e mundur dhe ai do i shkojë deri në fund të vërtetës.

Pjese nga Intervista:

Do jeni një nga kurbanet e negociatave?

Nuk më shqetëson kjo dhe nuk e besoj që kjo është e mundur të ndodhë. Di të vërtetën time, të tjerat janë të parëndësishme për mua

Keni frikë nga arrestimi?
Kam frikë vetëm nga gënjeshtra dhe jo e vërteta.

Do kthehesh në polikë nëse del i pafajshëm?

Nuk kam ikur nga politika.

Keni 6 muaj që keni heshtur

Kam respektuar disa parime dhe unë nuk jam marrë as me prokurorinë dhe as me gjykatën. Kjo nuk do të thotë se kam ikur nga politika.

Nga PS ju kanë larguar. Do ktheheni?

Unë do i shkoj deri në fund këtij procesi

Keni mbështetjen e Ramës dhe mazhorances për kauzën tuaj?

Nuk më duhet mbështetja e askujt dhe mua më mjafton e vërteta ime.

Si u ndjetë sot në Kuvend kur qëndrove vetëm?

Kam qëndruar dhe më shumë se kaq vetëm.

Keni pasur takime me deputet dhe minsitra te PS në këto 6 muaj?

Unë kam shumë miq në PS dhe nuk i kushtëzojnë marrëdhëniet e tona.

Do mungoni prap 6 muaj ne Kuvend?

Po më bëni të njëjtën pyetje…

Sepse nuk mora përgjigja

Unë do shkoj sa herë të kem diçka për të folur në Kuvend

Ka një fjali në raportin e KE për ju?

Unë nuk kam imunitet dhe kjo çështje është sqaruar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: