Nga beli lart, Kendall Jenner dukej gati për mot të ftohtë kur doli në Los Angeles dje e veshur me një pulovër të thurur – por nuk mund të themi të njëjtën gjë për pjesën e poshtme.

Modelja doli nga shtëpia pa pantallona, e veshur vetëm me një palë geta teksa ecte nëpër qytet.
Stilisti i famshëm, Dani Michelle, ndau disa foto të modeles pa pantallona në Instagram, duke e mbishkruar postimin “mirëmëngjes Kendall Jenner”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

27-vjeçarja u fotografua me këtë veshje ndërsa po largohej nga një xhirim për markën luksoze FWRD, ku ajo shërben si drejtore kreative. Jenner mbante një çantë të zezë Bottega Veneta “Sardine” (4200 dollarë) dhe taka të zeza të markës, ndërsa në duar mbante një tufë luledielli të mbështjellë me letër.

Pamja e saj interesante i hutoi fansat në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: