E përjavshmja amerikane ‘NewsWeek’ ka botuar një kopertinë që ka ngjallur shumë polemika. Ajo shfaq Papa Françeskun dhe pyet: “A është Papa katolik?”

Kopertinë bëhet vetëm pak para vizitës së Papës në SHBA.

Newsweek citon edhe një sondazh të Gallup, që ka pikërisht këtë pyetje, “a është Papa katolik?”. Pyetja vjen pas disa qwndrimeve provokuese të Papës, si në rastin e homoseksualëve, kur tha se “kush jam unë që t’i gjykoj unë ata”.

Por, edhe për vendimin e faljes së mëkatit të abortit si dhe qëndrimet për divorcin. Kjo ka bërë që popullariteti i Papës të bjerë ndjeshëm, sidomos te pjesa konservatore. Sipas sondazhit të Gallup, nëse në 2014­n popullariteti i Papës ishte 89%, këtë vit ka rënë në 71%. “Iu premtoi shumë progresistëve doktrinalë dhe politikë, por ka trembur tradicionalët, për të cilat feja duhet të jetë imune nga presionet politike”, shkruan NewsWeek.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: