Gazetari Fatjon Gjinaj i ftuar në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, ka folur për masakrën në Don Bosko, ku humbi jetën një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Gjinaj tha se teza kryesore që po punon policia është ajo e hakmarrjes dhe materialet hetimore të çojnë drejt të shumëpërfolurit Ervis Martinaj dhe grupit të tij.

“Nga tezat që po punon policia është hakmarrja. Ekziston marrëdhënia e Muratit me Doklen. Për aq kohë sa përmendet dhe Laçi, kjo hakmarrje mund të ketë të bëjë me Ervis Martinaj dhe njerëz të afërt të tij. Nuk po them se është asgjë, por e thonë materialet hetimore. Po i mëshojmë hakmarrjes , pasi kemi ngjarjet e ndodhura në segmentet Kurbin-Lezhë dhe Fushë-Krujë dhe kryeqytet. Ka të bëjë me hakmarrjen e këtij grupi, të Ervis Martinaj. Të dhënat të çojnë te ky emër. As policia nuk besoj se nuk mund ta shpjegojnë dot. Di të them që ka pasur mbajtur në vëzhgim të elementëve të tillë në lidhje me grupin në fjalë”, tha Gjinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb