TIRANË

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 foli për arrestimin e Klement Balilit. I pyetur se nëse është takuar me të, Meta u shpreh se pasi është vënë nën akuzë , ai ka thirrur mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare  dhe ka kërkuar arrestimin e tij.

Gjithashtu Presidenti Meta u shpreh se Balili nuk ka patur asnjë mbështetje apo përkrahje politike, ndërsa përshëndeti partnerët ndërkombëtarë, që siç tha ai , falë presionit dhe ndihmës së tyre sot Balili është para ligjit.

Mes tjerash, ai theksoi se nuk ka patur një takim të veçantë me Balilin duke shtuar  se mund të këtë shtrënguar dorën me të tek “Santa Kuaranta”, veprim të cilin e ka bërë kur është takuar edhe me qytetarë të tjerë, por asnjëherë pasi është vënë nën akuzë.

Pjesë nga intervista:

Në të gjithë këtë përplasje tuajën, ai ju atakoi edhe tek ambasadorët?
-Nuk shqetësohem për këtë çështje. Unë nuk e di se për çfarë më ka atakuar. Ti mendon se ambasadorët e kanë të paqartë se si bëhet një ligj.
Qarkullojnë fjalët se Balili ka qenë i lidhur fillimisht me PD, LSI dhe së fundmi me partinë që jemi. Ju akuzoheni se keni patur lidhje me të arrestuarin e djeshëm?
-E përshëndes faktin që më në fund Klement Balili, i akuzur për probleme me ligjin është  arrestuar. Është ky presion falë edhe presionit të partnerëve ndërkombëtar ai sot është para ligjit. Në kohën që drejtoja LSI, Rigles Balili, i cili është kreu i bashkidsë së Delvinës, e verifikuar dhe ishte një person teresisht i besueshëm dhe të dhënat e duhura për të kandiduar.

Rigelsi është nipi i tij në mos gaboj. Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhje mund të thuhej dhe çfarë mbështetje politike mund të këtë patur. Nuk kam patur një takim të veçantë. Për tu takuar mund të takohem siç takohem me çdo njeri tjetë. Momenti që ky person është vendosur nën një akuzë, unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtar dhe kam kërkuar arrestimin e tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb