Analisti Redi Shehu, i ftuar në emisionin “Open”News24 foli për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI, McGonigal dhe përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

Shehu tha se partitë politike janë duke bërë debat për përfitimet e tyre, por është duke u banalizuar për shkak të përdorimi të merave të përveçëm, teksa ka shtuar se Rama duhet të krijonte në raport ndershmërie , gjë që se ka bërë.

“Ngjarja është e rëndësishme për amerikanët. Pjesa shqiptare zë një vend të rëndësishme aty. ‘Informacioni është dhënë nga personi A nga zyrat e kryeministrisë’, kjo është fjalia kryesore. Është një ngjarje e rëndë. Partitë politike bëjnë debat për të nxjerrë përfitimet  e tyre. Nëse do e banalizojmë këtë ngjarje në emër të personazheve, mund ta bëjmë por ne na duhet e vërteta. Opozita është vënë në rrezik nga mazhoranca? Pa emra. Nëse debatet i shmangen banalizimeve të emrave, do ishte më mirë.

Nuk ka një aktakuzë në emër të Ramës. A vërtetë është vënë në rrezik opozita shqiptare? Në të dy krahët, shohim që një krah tenton të vërtetën, nga ana tjetër është dyshimi se ka dalë nga selia e kryeministrit. Ajo që duhet të bëj Rama, se ai njihet si artist për të devijuar çështjen…

Të isha unë, do krijoja një raport ndershmërie, ndaj janë krijuar këto dyshime. Ideja e kompanisë të shfrytëzimit të naftës është tjetër dyshim”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb