TIRANE– Gazetari investigativ Jetmir Olldashi ka treguar mënyrën se si kontaktoi me Dëshmitarin X, i njohur si Albert Veliu dhe mënyrën e regjistrimit të audio-përgjimit.

Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24” ai tha se pjesë e investigimit janë 3 biseda me tre trafikantë të ndryshëm.

“Janë 3 biseda me tre trafikantë të ndryshëm dhe një video me lëvizjet që ne kemi bërë në qytetin e Vlorës. E gjithë kjo ishte pjesë e një investigimi të kryer brenda një ditë të vetme për emisionin të “Paekspozuarit” kur transmetohej në “News24”. Por unë pastaj u largova nga emisioni. Këto materiale i kisha, i ruaja. Por kur burimi im u zhduk nga radarët, unë vendosa t’ia jap PD, sepse mendova se edhe mund ta kishin ekzekutuar”.

I pyetur “A është zëri në audio-përgjim i Agron Xhafajt?”, ai përgjigjet:

“Kjo është puna e prokurorisë sepse unë nuk mund të vërtetoj autenticitetin e zërave. Është e vetmja pjesë e investigimit ku unë nuk kam qenë prezent”, tha gazetari Jetmir Olldashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb