TIRANE– Kur kanë kaluar disa ditë nga publikimi i audio-përgjimit, materiali është dërguar me letërporosi në shtetin italian. Mësohet se analiza shkencore e materialit do të kryhet në shtetin italian.

Më 14 maj, tre deputetë të Partisë Demokratike publikuar një audio-përgjim, i cili sipas tyre implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Por sipas vetë Agron Xhafajt, zëri në audio-përgjim nuk është i tij.

Do të jetë analiza shkencore, ajo që do të tregojë autenticitetin e materialit. Ndërkohë, mësohet se do të jenë autoritetet italiane ato që do të përcaktojnë laboratorin ku do të kryhet ekspertimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb