Edhe pse Stevie Wonder ka kënduar se “besëtytnia nuk është rruga e duhur”, ka shumë futbollistë në Euro 2016 të cilët nuk pajtohen me të. Sot në Marsejë, Polonia dhe Portugalia po përgatiten për ndeshjen e parë të çerekfinaleve, ku lojtarët e tyre, stafi si dhe të gjithë tjerët, të gjashtë ekipeve të mbetura do të kryejnë ritualet (besëtytnitë) e tyre të vogla, në të cilën besojnë se do t’u japë atyre një shans më të mirë për të hyrë në gjysmëfinale.

Për shembull, ju kurrë nuk do të shihni trajnerin e Uellsit, Chris Coleman pa xhaketën e tij.

Po pse?
Sepse që në fillim të “mbretërimit” të tij, ekipi i Uellsit pësoi një humbje të thellë 6-1 në kualifikueset e Kupës së Botës nga Serbia. “Ishte me të vërtetë shumë nxehtë atë natë, kështu që unë hoqa xhaketën time”, tha ai. “Prandaj, që atëherë, pavarësisht gjithçkaje, e kam mbajtur veshur xhaketën time sepse nuk dua ta përjetoj përsëri atë natë”, shprehet Coleman.

Gjithashtu, ekipi i Italisë ka një numër besëtytnish. Një prej tyre është se para ndeshjeje, një lojtar i rastësishëm, i ndryshëm për çdo ndeshje, duhet të mbajë një fjalim.

“Këtë herë ishte radha ime”, thotë Emanuele Giaccherini pasi ekipi i tij mposhti 2-0 Spanjën.

“Unë u thashë se kjo ishte një lojë që ne duhet ta fitonim me zemër”, deklaron Giaccherini.

“Hajmalia” e Portugalisë, Cristiano Ronaldo thuhet se ka një numër shumë të madh besytnish që duhet të kryhen para një lojë.

Nëse udhëton me aeroplan, Ronaldo duhet që të zbresë patjetër i pari. Nëse udhëton me autobus, atëherë ai duhet të zbresë i fundit, si dhe duhet të shkelë, herën e parë, me këmbën e djathtë mbi barin e fushës ku luhet ndeshja.

Por, për disa ekipe, bestytnitë thjesht nuk funksionojnë. Megjithatë, lojtarët e Anglisë shfaqën një lidhje të çuditshme për një luan lodër me emrin Leo, i cili kishte vendin e tij në stol në ndeshjen e fundit për të 16-tat kundër Islandës. Megjithatë, Leo vetëm sa mund ”të vështronte” fatin e ekipit të tij në mposhtjen me rezultain 1-2 për Islandën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: