Në konferencën on line me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht se ndonëse vendi po përballet me përhapjen e koronavirusit, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

I pyetur nëse i ishte nënshtruar testit për koronavirusin, Basha u përgjigj se nuk kishte arsye pse t’i nënshtrohej testit në një kohë që s’kishte asnjë indikacion prej mjekëve.

“Nuk kam pasur indikacione sipas këshillave të mjekëve që të më detyronin të bëja testin”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb