Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, argumentoi në studion e emisionit “Real Story”, në ”News 24” vendimet e fundit të Komitetit të Ekspertëve.

Siç u raportua dhe më herët, Komiteti Teknik, vendosi që ora policore të vendosët nga ora 20:00 deri në 06:00, për një periudhë dy javore.

Nikolla theksoi se ky vendim u mor nga Komiteti Teknik dhe sipas tij kryeministri Edi Rama në këtë fushë ka një rol tepër të vogël. Ai i cilësoi spekulimet se, kryeministri vendos masat në luftën ndaj COVID-it si teori konspirative.

“Shpresoj dhe diçka tjetër, që kjo masë të ketë një efekt emocional të njerëzit, në rritjen e përgjegjësisë. Pra të mbajmë maskën. Ulja do të thotë çështje ekonomike, që prek buxhetin e shtetit. Atëherë duhet që të ketë impakt tronditës për ndërgjegjen e gjithsecilit prej nesh. Maska, distanca, karantina kur është e nevojshme. Masat aty janë, por problemi është që mos të shkojmë tek maskat. Fakti që opozita e përdor këtë krizë për së mbrapshti, ky është problem. Këtu kur afron zgjedhjet lulëzojnë teoritë konspirative. (A i merr kryeministri masat e vendosura?) Kjo është larg çdo logjike që qeveria të marrë masa në raport me fushatën zgjedhore. Mënyra se si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë është shumë e mirë. Ju them sinqerisht që Komiteti Teknik vendos gjithçka. Unë nuk paragjykoj ato që thotë zoti Kalo, ai është mjek i nderuar, por problemi është këtu. Komiteti Teknik i jep të dhënat qeverisë dhe Rama ka një hapësirë të vogël vendimmarrje. Është jashtë çdo lloj hapësire e qeverisë shqiptare për të luajtur në fushatën zgjedhore. Nuk ndodhin gjëra të tira në një vend si i yni, ndodh vetëm në diktaturë”, tha Nikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb