Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot për partinë e re të prezantuar një ditë më parë nga Jozefina Topalli “Lëvizja për Ndryshim”.

E pyetur nga gazetarët nëse i trembet përballjes me Topallin, kryedemokrati tha prerë se jo, duke shtuar se prioritetet e tij i përcakton interesi publik dhe askush tjetër.

Pyetje: A i trembeni përballjes me Topallin?
Basha: Jo
Pyetje: A mendoni se partia e Topallit apo e Patozit janë shtojcë të Ramës?
Basha: Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje, as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, askush tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb