Këngëtari i njohur, Sidrit Bejleri zgjodhi 8 Marsin për të bërë lancimin e këngës së tij të re, këtë herë një baladë! “A ish njësoj” vjen sot pas disa këngësh ritmike që transmetojnë energjinë e tij tek publiku. Balada ka një melodi melankolike dhe lirikë e ndjerë.
Bejleri ka zgjedhur të mos jetë pjesë e videoklipit të baladës “A ish njësoj” duke i lënë peshën e interpretimit dy aktorëve profesionistë të cilët me aktrimin e tyre e sjellin ndryshe vizualisht këtë këngë. Besojmë që ky do jetë suksesi i radhës, duke na lënë në pritje të albumit të ri “Pat kenë nji kohë” ashtu siç ka paralajmëruar prej kohësh këngëtari Sidrit Bejleri.
(BalkanWeb)