Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për librin e saj “Koha për politikë”.

Duma u shpreh se djegia e mandateve ishte një veprim ekstrem politik, por ajo shtoi se ishte e vetmja mënyrë përballë një maxhorance arrogante e koruptive që kishte marrë të gjitha pushtetet.

Ne jemi këtu për t’u gjykuar. Kushdo që hyn në politikë do të gjykohet, sigurisht. Unë mendoj se kjo opozitë është përballur me një maxhorancë me pushtet me tepri. Pra, beteja e PD ka qenë e ashpër. Sa i përket efikasitetit të Partisë Demokratike, unë mund t’ju them se vetëm anëtarët e Tiranës e përballojnë protestën.

Kur është marrë vendimi për djegie mandatesh, unë kam qenë ndër të parat që kam thënë se ndërkombëtarët duhet ta dinë, të dinë pse po djegim mandatit.  Unë e dija se nuk do të shpërbleheshim, por kauza ishte e drejtë. Djegia e mandateve ishte sakrificë. Kur janë djegur mandatet, demokratët janë shkundur”, deklaroi Duma.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb