TIRANE– Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami tha se ish- kryeministri dhe themeluesi i PD, Sali Berisha nuk ka qenë i informuar për listat e kandidatëve për deputetë.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ Imami tha se është opozitë e Lulzim Bashës dhe jo e Sali Berishës. Ai u shpreh se çadra nuk nxori figura të tjera.

“Sali Berisha nuk ka qenë i informuar për listën e kandidatëve për deputetë. Ka pasur një mospërputhje të madhe. Berisha ka thënë se kjo është opozita e Bashës, pasi ai vetë di ta bëjë ndryshe. Çadra nuk nxori figura të reja. Ka emra në listë të cilët janë paguar për interesa të caktuara. Lista është fenomeni thelbësor i kësaj shitje të zgjedhjeve nga Basha. Çadra u bë për të krijuar një figurë të liderit, me media si imazh. Ajo që e varrosi PD ishte marrëveshja dhe Berisha nuk është pergjegjës për listën, ai nuk ka qenë i informuar për listat” – tha Imami.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: