Në shtëpinë e saj në Barcelonë, Shakira mbante një kapele shumë të veçantë para të gjitha kamerave dhe mikrofonëve të medias.

Këngëtarja kolumbiane u shfaq në mënyrë diskrete me një buzëqeshje dhe pa ulur xhamin e makinës së saj teksa u dërgoi një puthje gazetarëve. Shakira po shkonte në një klub sportiv së bashku me fëmijët e saj, por ky detaj specifik i pamjes së saj tërhoqi vëmendjen.

“Lucky in Love”, është mesazhi që të gjithë mund ta lexonin në pjesën e përparme të kapelës së saj menjëherë pasi fotot e ish-it me të dashurën e re dolën në media. Gerard Pique dhe Clara Chia Marti po ecin dorë për dore teksa buzëqeshin dhe duken shumë të lumtur së bashku me një veshje verore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakiramedia)

Përpara këtij ‘mesazhi’ të këngëtares, rrjetet sociale u çmendën plotësisht pasi u shkruan shumë mesazhe për ngjarjen. “Imazhi i ri i Shakirës doli nga shtëpia e saj në Barcelonë, me një kapele që shkruan “Lucky in Love” (Me fat në dashuri), ndërsa ish-i i saj shfaqet publikisht me të dashurën e tij të re.”

“I dua ato ngacmime, Shaki!” “A po përpiqet të na tregojë diçka të gjithëve?”, “Kjo do të thotë se ajo e di tani që Zoti i dha dashurinë e saj përgjithmonë: fëmijët e saj”, këto janë disa nga komentet që mund të lexoni në postimin në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: