TEPELENË

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se Bunkerizimi i Partisë Demokratike nuk mund të bëhej kurrë.

Duke iu referuar largimit të dyerve të blinduara në PD, krizës dhe situatës në selinë blu, Berisha tha në një takim në Tepelenë se asnjë demokrat nuk mund të ndihet përgjegjës për vendimin e 9 shtatorit, pasi Lulzim Basha nuk pyeti njeri.

“Ne kaluam një krizë dhe ish-kryetari i PD-së dha dorëheqjen për zhvillimet siç e tha vetë ai nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës, Gjirokastrës, apo Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit sepse ai nuk pyeti asnjëri mbi tokë. Nuk pyeti institucionet, nuk pyeti forumet. Ju e shihni, dje po hiqeshin dyert. A mund të imagjinoni? E ardhmja me dhjetëra tonë bunkerë. A ishte normal apo nuk ishte normal ai që e bëri nuk mund të them. Por ai dha dorëheqjen. Ajo s’mund të bëhej kurrë. megjithatë selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, prandaj të vini”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb