Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Open” “News 24”, foli për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ai tha se nesër pritet të ketë një debat të brendshëm mes deputetëve të PS për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Klosi theksoi se dy emrat e lakuar së fundmi, ai i Ardian Dvoranit dhe Majlinda Bregut, plotësojnë kushtet e duhura për të mbuluar këtë post të rëndësishëm.

“Kemi propozuar një listë të gjatë kandidatësh. I ofruam opozitës shansin të propozonte kandidatë. Po prisnin kandidatët e tyre. Do prisnim që Shqipëria të kishte një President që në startin e tij dakordësinë e plotë. Ai që të ulet në atë zyrë të jetë përfaqësuesi i qytetarëve shqiptarë. Ne kemi folur gjithmonë për parime. Kemi listë me emra që nesër do të diskutojmë, do të debatojmë.

Për momentin ka një diskutim mbi procesin publik dhe atë diskutim e mbaj edhe për sot. Unë kam qenë një nga ata që jam shprehur që të mos jetë një politikan pjesë e listës së propozuar. Posti i Presidentit është politik, e duhet të jetë një njeri që është pjesë e debatit publik. Duhet një njeri që ka postin e Presidentit një hap më lart në karrierën e tij.

Duhet pasur garanci. Dy emrat që përmendët, i plotësojnë këto kritere. Jo vetëm ne deputetët që do të votojnë, por të gjithë njohin kurrikulën e Majlinda Bregut dhe jetën profesionale të Dvoranit, që u shfaq një kampion i anti-korrupsionit”, u shpreh Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb