Shpejtësia e inovacioneve të reja shkencore dhe teknologjike nuk pushon së na mahnitur. Ajo që deri dje ishte “fantashkencë” tashmë po bëhet realitet përmes produkteve dhe shërbimeve të reja pa të cilat as që mund ta imagjinojmë jetën. Vetëm si shembull, numri i abonimeve të smartfonëve në mbarë botën tejkalon gjashtë miliardë dhe parashikohet të rritet me qindra miliona gjatë viteve të ardhshme.

Përveç mundësive të reja që ofron përparimi dinamik teknologjik – ai gjithashtu ndryshon mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe sillemi me njëri-tjetrin. Pas këtyre ndryshimeve dhe risive digjitale në botë, njerëzit në Shqipëri pranojnë edhe trendet globale. Më shumë restorante lejojnë dërgimin e ushqimit përmes aplikacioneve, në të njëjtën mënyrë, është e mundur të porosisësh produkte dhe ushqime nga supermarketi, të telefonsh një taksi, të lësh një takim me një mjek dhe shumë më tepër [1].

Për të kuptuar më mirë aspiratat e njerëzve, së bashku me Visa-n kemi nisur një sondazh mbi sjellejet dhe zakonet e reja digjitale. Po ju a shikoni video apo lundroni ne internet? Në pyetësorin më poshtë, ju ftojmë të ndani edhe ju përvojat tuaja me inovacionin digjiital.


[1] Statista https://www.statista.com/statistics/330695/number-of-smartphone-users-worldwide/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb