Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 nuk ka konfirmuar se dokumentet e djegura në MSH janë të tenderave sekretë por pret që ato t’i vërtetojë SPAK.

Por Spahia thotë se me e-mailin e Ministrisë së Shëndetësië, Manastirliu u kap në gënjeshtër dhe i doli boja sa i përket mohimit të rënies së zjarrit në korridorin e katit të 4-t, aty ku ndodhet dhe zyra e prokurimeve.

Spahia shton se në e-mail nuk ka asnjë përgjegjës, por ndërkohë që Ministria deklaroi se përgjegjësi është dënuar ish- deputeti i PD pyet se kush është ai dhe ku e kanë fajtorin?

”Ky e-mail është si titull bombastik. Flet vetë. I plotëson të gjitha pyetjet. Vetëm pyetjen a janë ato dokumente të tenderave sekretë. Ne prandaj ja kemi çuar SPAK për hetim kurse ministrja gënjen.
Ka 3 javë që është humbur kohë dhe i është lënë kohë Ministrisë së Shëndetësisë për të djegur dokumentet. Kjo duhet të jetë objekt i hetimit. Ne themi, denoncimet e vazhdueshme si PD për mënyrën e realizimit të këtyre tenderave sekretë dhe nuk e kemi bërë për Ministrinë e Shëndetësisë por dhe Mbrojtjes dhe Drejtësisë, të gjitha i bashkon koka, Rama.
Asgjë s’do ishte bërë në kokë të tyre pa miratimin e Ramës i cili në kohë pandemie në një kohë ekstremist të vështirë kur qytetarët vuajnë dhe për bukën e gojës zgjedh të zhvillojë tendera sekretë për disa objekte siç i kemi bërë prezent ne. Për maskat, për mjetet mbrojtëse, për kitet, respiratorët. Ku do të vihej siguria e shtetit nga këto tendera? Ku është sekreti këtu? Kush është sekreti i shtetit për letrën higjienike? Apo këto tendera nga qeveria dhe institucionet e saj. Përveç faktit të nevojës për futjen e dorës në xhep tek paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Kreu i PD, e ka thënë javë më parë faktin e tendencës apo përpjekjeve për të zhdukur dokumentacionet nga tenderat sekretë,që më 6 prill. Pati dhe një deklaratë nga PD si po eleminoheshin këto dokumente, për tek deklarata e Bashës me gazetarët ku kishte rënë zjarr në katin e katërt të MSH tek zyra e prokurimeve. Cili ishte reagimi i Ministrisë? E mohoi në mënyrë të plotë, madje duke u marrë edhe me akuza të rëndomta dhe nuk vonoi as 24 orë për t’i dalë boja këtij mashtrimi. Ky është një e-mail në të cilin njoftohet, fokusohemi tek detajet. Ky e-mail nuk i shkon ministres. Një e-mail që i ka shkuar shumicës së drejtuesve të Ministrisë.
Ka një vendim që do ketë një reduktim të punonjësve 1-2 persona për çdo drejtori. Thuhet në vendim të gjithë punonjësit të përfshirë në procedura të caktuara me urdhër nga titullari i autoritetit kontraktor duhet të jenë pjesë në institucion. I gjithë stafi i reduktuar, orari që redukton nga 8- 1 që e detyron. Zjarrvënia ka ndodhur 5 orë e gjysëm pas orarit zyrtar. E kanë pasur të drejtën për të qenë në atë orar anëtarët e Komisionit të Tenderimit. Mirë ka qenë një cigare, ku është personi? Sipas e-mail nuk del personi përgjegjës.”- tha Bardh Spahia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb