TIRANË

Kryeministri Edi Rama inkurajon shqiptarë se lufta me koronavirusi do të fitohet. Në një postim mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë publikon një këngë me muzikën e grupit legjendar “Queen” të Freddie Mercury por jo më “Bohemian Rhapsody” por “Rapsodia e Koronavirusit”.

“MIRËMËNGJES?
mos u mërzisni, lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë dhe mos kini asnjë dyshim, I LO❤️E YOU?”, shkruan kryeministri.

Rama Fb
Rama Fb

KËNGA
Rapsodia e Coronavirus
A janë ethe?
Apo thjesht alergji?
Ngecur në shtëpi.
S’ka arrati nga familja.
Mos prek sytë
Dezinfekto duart shpejt.
Jam thjesht një djalë i varfër.
Pa siguracion pune.
Për shkak se përhapet shpejt
Edhe pse
Lava duart, po rri fshehur.
Shoh nga dritarja
S’më duket më e ulët kurba,
mua, mua.
Mama, sapo vrava një njeri
Nuk ndenja brenda në krevat
I kalova afër, tani vdiq.
Mama, jeta ishte shumë argëtuese.
Por rani kam këtë murtajë që s’fal.
Mama,
Nuk doja që t’i shkaktoja vdekjen,
nëse nuk kthehem në punë nesër në këtë orë.
Vazhdoni, vazhdoni,
Sikur njerëzit të mos kishin rëndësi
Shumë vonë, më erdhi ora.
Më sjell drithërima në trup
Koha për izolim social.
Lamtumirë të gjithëve,
shpresoj të jetë thjesht grip,
Duhet t’ju lë pas të gjithëve
dhe të përballem me të vërtetën
Mama,
S’dua të vdes
Ndonjëherë uroj të mos kisha dalë kurrë nga shtëpia.
Shoh siluetën e një njeriu,
Sa teveqel, sa teveqel.
Po a i ka larë duart të paktën?
S’ka letra higjienike, e frikshme
Shumë, shumë e frikshme për mua.
Duhet të rri fshehur
Duhet të rri fshehur
Jam thjesht një djalë i varfër
duke u përballur me mortalitetin
Ai është thjesht një djalë i varfër
duke u përballur me mortalitetin
Ruajeni jetën nga ky monstruozitet
Preke fytyrën, laji duart,
A mund t’i lash duart?
Mama mia, laj duart
COVID-19 më ka ruajtur një sëmundje
mua, mua…
Pra, mendon që mund të më ndalosh edhe të më shtrëngosh dorën?
Pra, mendon që mund të dalim dhe të mos i prishim planet?
S’mund të rrimë bashkë zemër.
Duhet të rri në shtëpi
shpresoj të mos më mbarojë birra.
Mund të ulej më shumë kurba,
Kushdo e kupton,
E dini që është përgjegjësia juaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb