Edhe pse bëhet fjalë për figura historike që kanë lënë gjurmë tek njerëzit, edhe pse vizitorët i pëlqejnë për foto, këto monumente cilësohen të shëmtuara dhe qesharake.

Bukuria duhet të jetë tipari kryesor që të zë syri ndër to, por nëse i sheh këto monumente të lindin pikëpyetje, pse janë bërë të tillë, kaq të cuditshme.

Kështu statuja e Michael Jackson në Londër, edhe pse 7.5 këmbë e gjatë, u vendos fillimisht në zonën e Klubit të futbollit të Fulham. Fansat e urrenin skulpturën dhe më pas skultupra u zhvendos në Muzeun e Manchester.
Po kështu dhe skulptura e Lucy, e një seriali televiziv “Unë e dua Lucy’ u shndërrua në figurë të urryer. Pasi u krijua skultupra askush nuk e donte me Lucy. Madje nisi shprehja, “Unë e urrej Lucy’, ose “E frikshmja Lucy”.
Po kështu një ndër skulturat më të çuditshme është cilësuar dhe ajo e një burri që rreh bebet. Skulptura qëndron në një park të Oslos.

Por pavarësisht se quhet, një bashkëbisedim me Oscar Wilde, vizitorëve u duket i frikshëm shkrimtari, sa edhe një gjarpër i lashtë i Aztekëve në San Jose.

Keshtu vizitorët janë tallur dhe me statujën e Herkulit që qëndron ndër shekuj në pallatin e Florence.

E ndërkaq artistët satirizojnë dhe delen duke u hakmarrë kështu ndaj një bariu skocez që u vendos në Camberry të Australisë në vitin 1825.

Po kaq e ironizuar është statuja e lirisë në Moskë, Kristofor Kolombi në Siatëll të SHBA-ve e deri statuja e gruas që mban një brumbull në Alabama.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: